Dështon të zgjidhet anëtari i Bordit joekzekutiv të BQK-së

109 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar për zgjedhjen e një kandidati për anëtar jo ekzekutiv të Bordit të BQK-së.

Lajme

09/07/2020 20:39

Në raundin e parë të votimit shumicën e votave e fituan dy kandidatë, për të cilët do të  votohet përsëri.

Kështu ishin rezultatet në raundin e parë:

2 vota të pavlefshme

Arben Mustafa 29 vota

Avni Sahiti 17 vota

Mimoza Mustafa 29 vota

Valdrin Kasumja 17 vota

Veton Zeqiraj 15 vota

Në raundin e dytë votuan 107 deputetë, ndërsa 6 vota ishin të pavlefshme. Mirëpo zgjedhja dështoi pasi u deshtën 54 vota për një kandidat ndërsa rezultatet ishin këto:

Arben Mustafa 52 vota

Mimoza Mustafa 49 vota.

Kuvendi u shpërnda për tu mbledhur përsëri nesër.