Dështon sërish seanca për votimin e buxhetit në Komunën e Gjilanit

Në mungesë kuorumi, sërish ka dështuar të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e ftuar nga kryetari Alban Hyseni për të votuar buxhetin e vitit 2025. Në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë LDK-ja dhe PDK-ja, kurse AAK-ja e ka mbështetë. Madje, prezentë në këtë seancë kanë qenë vetëm 13 asambleistë, ku…

Lajme

25/02/2025 15:49

Në mungesë kuorumi, sërish ka dështuar të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e ftuar nga kryetari Alban Hyseni për të votuar buxhetin e vitit 2025.

Në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë LDK-ja dhe PDK-ja, kurse AAK-ja e ka mbështetë.

Madje, prezentë në këtë seancë kanë qenë vetëm 13 asambleistë, ku numri minimal do duhet të ishte 18.

Prezent nga partitë opozitare kanë qenë vetëm dy asamblist të LVV-se. Nga LDK, Avdyl Aliu ka deklaruar se pas dëgjimit publik të mbajtur sot në orën 11, ka qenë e pamundur që teknikisht të bëhen gati për mbledhjen e sotme. Mirëpo nga LDK e PDK kanë shprehur gatishmëri për të votuar buxhetin në mbledhjen e thirrrur të enjten.

Ndërkohë, kryetari i kësaj, Alban Hyseni ka paralajmëruar konferencë për media.