​Dështon seanca përgatitore për rastin lidhur me uzurpimin e një prone në vlerë milionëshe në Prishtinë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca përgatitore për rastin lidhur me uzurpimin e një prone në vlerë milionëshe në Prishtinë/Çagllavicë. Seanca dështoi pasi në seancë munguan disa nga të paditurit qe janë të përfshirë në këtë rast, ndërsa seanca e radhës u caktua të mbahet më 3 korrik 2025 nga ora…

Lajme

02/06/2025 13:06

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca përgatitore për rastin lidhur me uzurpimin e një prone në vlerë milionëshe në Prishtinë/Çagllavicë.

Seanca dështoi pasi në seancë munguan disa nga të paditurit qe janë të përfshirë në këtë rast, ndërsa seanca e radhës u caktua të mbahet më 3 korrik 2025 nga ora 10:00.

Kryetarja e trupit gjykues, Krenare Morina tha se në mungesë të kushteve seanca duhet të ndërpritet.

“Gjykata konstaton se nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj seance, ndërsa për seancen e radhës të paditurit do t’i ftojmë personalisht përmes ftesave”, tha ajo, raporton KP.

Nga viti 2002, kjo tokë është në kontest pronësor mes një personi i cili posedon dokumentacion që ka blerë tokën dhe mbi 20 personave të tjerë që gjithashtu pretendojnë se prona është e tyre.