Dështon seanca konstituive, Albin Kurti s’flet për media – bënë homazhe para memorialit të të zhdukurve

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështoi sërish. Skenari i mëparshëm u përsërit sërish, me Lëvizjen Vetëvendosje që propozoi Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, transmeton lajmi.net. Haxhiu mori besimin e 57 deputetëve, 41 votuan kundër dhe 3 abstenuan. Pas dështimit të seancës lideri i Vetëvendosjes nuk u deklarua për media, megjithatë ai bashkë me Mimoza Kusarin, Armend…

Lajme

27/04/2025 11:11

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështoi sërish.

Skenari i mëparshëm u përsërit sërish, me Lëvizjen Vetëvendosje që propozoi Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, transmeton lajmi.net.

Haxhiu mori besimin e 57 deputetëve, 41 votuan kundër dhe 3 abstenuan.

Pas dështimit të seancës lideri i Vetëvendosjes nuk u deklarua për media, megjithatë ai bashkë me Mimoza Kusarin, Armend Mujën dhe bashkëpartiakë të tjerë bënë homazhe para memorialit të të zhdukurve para Kuvendit të Kosovës./Lajmi.net/