​Dështon seanca gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës

Në mungesë të të akuzuarve që ishin deputetë në kohën e ngjarjes, Donika Kadaj, Pal Lekaj dhe Besa Baftiu, është shtyrë seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës. Në seancën e sotme të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e vetmja e pranishme nga të akuzuarit ishte…

Lajme

23/06/2025 10:38

Në mungesë të të akuzuarve që ishin deputetë në kohën e ngjarjes, Donika Kadaj, Pal Lekaj dhe Besa Baftiu, është shtyrë seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Në seancën e sotme të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e vetmja e pranishme nga të akuzuarit ishte ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 2 shtator 2025, në ora 09:30.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 prill 2016, Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu akuzohen se pa autorizim kishin poseduar bombola të gazit lotsjellës. Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombolë e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.

Për këto veprime, katër të akuzuarit thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.