Dështon protesta e Vetëvendosjes në Londër (Foto)
Vetëm pesë persona dolën në protestën e paralajmëruar në Londër kundër marrëveshjeve të Brukselit dhe demarkacionit.

Lajme
Edhe pse disa dhjetëra shqiptarë e kishin paralajmëruar pjesëmarrjen në protestën e simpatizantëve të Vetëvendosjes në Londër para Ambasadës së Kosovës, në fund vetëm pesë persona u paraqiten, duke krijuar indinjatë te organizatorët.
Organizatori kryesor i protestës Hysen Marku, aktivist i Vetëvendosjes në shenjë dëshpërimi e ka quajtur numrin e vogël të protestuesve si “dëshpërim të të gjithë shqiptarëve në përgjithësi”.