Dështon plani i FIFA-s, “Katari 2022” zhvillohet me 32 shtete  

Kampionati Botëror i vitit 2022 do të ketë 32 shtete pjesëmarrëse.

Sport

22/05/2019 22:16

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, zyrtarisht ka hequr dorë nga zgjerimi i Kupës së Botës nga 32 shtete pjesëmarrëse në 42.

FIFA kishte hulumtuar nëse kompleksitetet logjistike dhe politike do të tejkaloheshin për të zgjeruar turneun e futbollit nga 32 në 48 shtete, duke kërkuar të paktën një tjetër në Gjirin Persik për të zhvilluar 16 ndeshje tjera shtesë.

Një raport i brendshëm i FIFA-s i bërë në muajin mars ka ardhur në përfundim se Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Arabia Saudite nuk do të mund të bashkohen si bashkë-mikpritës nëse nuk rivendosin lidhjet ekonomike dhe të udhëtimit me Katarin, të cilat u ndërprenë dy vite më parë.

FIFA arriti në përfundim se mungonte koha e mjaftueshme për të përgatitur një vend për të organizuar ndeshjet shtesë.

Andaj Kupa e Botës e vitit 2022, do të luhet me 32 shtete pjesëmarrëse./Lajmi.net/