Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga “valixhja e tundimeve” gjatë kohë që ishte në gjumë
Gjestit iu besua një mision i veçantë në shtëpinë e Big Brother, ku ai duhej të ruante një valixhe me shtatë zarfa, që përmbanin dënime dhe surpriza. Rregulli ishte i qartë: valixhja duhej të qëndronte gjithmonë me të, pa u lënë në duart e banorëve të tjerë. Megjithatë, sfida nuk zgjati shumë për të, pasi…

ShowBiz
Gjestit iu besua një mision i veçantë në shtëpinë e Big Brother, ku ai duhej të ruante një valixhe me shtatë zarfa, që përmbanin dënime dhe surpriza.
Rregulli ishte i qartë: valixhja duhej të qëndronte gjithmonë me të, pa u lënë në duart e banorëve të tjerë.
Megjithatë, sfida nuk zgjati shumë për të, pasi gjatë natës ai e humbi vigjilencën dhe e zuri gjumi.
Pikërisht në këtë moment, Vserlo pa mundësinë perfekte për t’i ndërhyrë në lojë dhe, pa u vënë re, i vodhi dy zarfa nga valixhja.
Ky veprim ka sjellë reagime të ndryshme mes banorëve, ndërsa Gjestit nuk i mbeti gjë tjetër veçse të përballet me pasojat e misionit të tij të dështuar.
Tani mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me zarfat e humbur dhe si do të reagojë Big Brother ndaj kësaj situate të papritur.