Dështon edhe Stefan Kovaqeviq – Nuk i merr votat

I treti nga Lista Serbe që i ka rënë shorti për tu vënë në votim si kandidat për nënkryetar të Kuvendit ka qenë Stefan Koloqeviq. As ai nuk i ka marrë votat për tu zgjedhur nënkryetar, shkruan lajmi.net. Ai nuk e ka marrë asnjë votë për, 53 kundër dhe 19 abstenime. Kundër sot në vazhdimësi…

Lajme

28/08/2025 12:06

I treti nga Lista Serbe që i ka rënë shorti për tu vënë në votim si kandidat për nënkryetar të Kuvendit ka qenë Stefan Koloqeviq.

As ai nuk i ka marrë votat për tu zgjedhur nënkryetar, shkruan lajmi.net.

Ai nuk e ka marrë asnjë votë për, 53 kundër dhe 19 abstenime.

Kundër sot në vazhdimësi ka votuar Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa PDK ka abstenuar e LDK s’ka marrë pjesë në votim.

Lista Serbe s’po merr pjesë në votim si shenjë e pakënaqësisë për mosvotimin e Slavko Simiqit nënkryetar të martën.