Dështojnë përsëri negociatat mes Bayern dhe Alaba
Lojtari i Kombëtares austriake David Alaba dhe Bayern Munich përsëri nuk arritën të gjejnë një marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin, pretendojnë mediet gjermane.
Sport
Menaxheri i Alaba, Pini Zahavi dhe drejtuesit e Bayernit javën e kaluar zhvilluan një raund të ri negociatash, i cili përfundoi me dështim.
Ky është takimi i tretë midis dy palëve që përfundon pa marrëveshje.
Bayern i ka ofruar Alabës një marrëveshje të re katër-vjeçare sipas së cilës ata do të fitojnë 320 mijë euro euro në javë, por Zahavi po kërkon 120 mijë euro më shumë.
Kontrata e Alaba me Bavarezët përfundon në fund të sezonit dhe situata monitorohet nga afër nga Manchester City, Juventus, PSG dhe Real Madrid. /Lajmi.net/