Dështojnë bisedimet për vazhdim të kontratës, Konate largohet nga Liverpool

Mbrojtësi francez Ibrahima Konatq pritet të largohet nga Liverpool pas pesë sezonesh në “Anfield”, pasi palët nuk arritën marrëveshje për vazhdimin e kontratës. Sipas raportimeve të mediave angleze, negociatat mes klubit dhe lojtarit kanë dështuar përfundimisht dhe largimi i tij tashmë duket i pashmangshëm. Konate iu bashkua “Reds” në vitin 2021 nga RB Leipzig dhe…

Sport

29/05/2026 09:12

Mbrojtësi francez Ibrahima Konatq pritet të largohet nga Liverpool pas pesë sezonesh në “Anfield”, pasi palët nuk arritën marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Sipas raportimeve të mediave angleze, negociatat mes klubit dhe lojtarit kanë dështuar përfundimisht dhe largimi i tij tashmë duket i pashmangshëm.

Konate iu bashkua “Reds” në vitin 2021 nga RB Leipzig dhe gjatë kësaj periudhe zhvilloi 181 ndeshje në të gjitha garat, duke qenë një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Liverpoolit.

Mbrojtësi 27-vjeçar largohet pas një aventure të suksesshme në Angli, ku fitoi edhe trofe të rëndësishëm me klubin anglez, ndërsa tashmë disa skuadra të mëdha evropiane po monitorojnë situatën e tij.