Dështoi vetë, por tani po mëson të tjerët: Rrustemi i VV-së tenton t’i mësoj deputetët se si të votojnë
Edhe pse nuk arriti të sigurojë një vend në Kuvend, Adnan Rrustemi i VV-së nuk e ka humbur aspak vetëbesimin. Në një postim të fundit, ai ka vendosur t’u mësojë deputetëve të tjerë se cila është “rruga e duhur” për vendin, transmeton lajmi.net. Rrustemi sqaron me seriozitet akademik dy mundësi: “Përpara i kemi dy rrugë:…
Lajme
Edhe pse nuk arriti të sigurojë një vend në Kuvend, Adnan Rrustemi i VV-së nuk e ka humbur aspak vetëbesimin.
Në një postim të fundit, ai ka vendosur t’u mësojë deputetëve të tjerë se cila është “rruga e duhur” për vendin, transmeton lajmi.net.
Rrustemi sqaron me seriozitet akademik dy mundësi: “Përpara i kemi dy rrugë: Rruga e votimit të Qeverisë Konjufca, si kompromis i LVV-së, votimin e buxhetit për vitin 2026, si nevojë për qytetarët dhe institucionet, dhe Planin e Rritjes, si nevojë e shtetit, dhe pastaj zgjedhje në mars/prill të vitit tjetër. Rruga e mosvotimit të Qeverisë Konjufca, shkuarja në zgjedhje në dhjetor, pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm, pa Plan të Rritjes, pa kuvend dhe me rrezik serioz për kolapsim të shtetit”.
Duket se edhe pse vetë nuk ka arritur të marrë vota, Rrustemi ndihet i gatshëm të japë leksione për strategjinë qeverisëse: “Për LVV rruga e duhur është e qartë. Mbetet të shihet se cila rrugë mendon opozita që është e duhur”, duke lënë të kuptohet se ata që nuk mendojnë si ai janë thjesht duke gabuar./lajmi.net/