Dështimi i formimit të Qeverisë, Ahmeti: Do të ketë pasoja të mëdha

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti  tha se mosformimi i Qeverisë do të ketë pasoja të mëdha. Ai u shpreh se kjo ka qenë një mungesë e vullnetit për të gjetur zgjidhje. “Natyrisht që pasojat janë të mëdha, ndoshta tani për tani nuk i vërejmë dhe nuk i shohim, por megjithatë mendoj që ka qenë mungesë…

Lajme

27/10/2025 10:40

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti  tha se mosformimi i Qeverisë do të ketë pasoja të mëdha.

Ai u shpreh se kjo ka qenë një mungesë e vullnetit për të gjetur zgjidhje.

“Natyrisht që pasojat janë të mëdha, ndoshta tani për tani nuk i vërejmë dhe nuk i shohim, por megjithatë mendoj që ka qenë mungesë e vullnetit për të gjetur një zgjidhje”, tha Ahmeti në Klan.

“Mendoj që partia e parë, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur shansin e mirë për të gjetur një zgjidhje të qeverisjes së ardhshme, por u dëshmua dje se deri tash nuk ka arritur t’i ketë numra dhe kjo praktikisht hedh poshtë të gjitha pretendimet e tyre se i kanë pasur numrat”, u shpreh ai.