Dështimet e Sony Vaio mund të bëjnë që laptopi të marrë zjarr
Sony ka paralajmëruar se bateritë që janë të vendosura në laptopët e tij Vaio Fit 11A, janë në rrezik të marrin zjarr dhe kërkon që pronarët e këtyre njësive të ndalojnë përdorimin e tyre menjëherë. Paralajmërimi është postuar në faqen e internetit të kompanisë, pasi që morri tri raporte në të cilat thuhej se bateritë…
Auto & Tek
Sony ka paralajmëruar se bateritë që janë të vendosura në laptopët e tij Vaio Fit 11A, janë në rrezik të marrin zjarr dhe kërkon që pronarët e këtyre njësive të ndalojnë përdorimin e tyre menjëherë.
Paralajmërimi është postuar në faqen e internetit të kompanisë, pasi që morri tri raporte në të cilat thuhej se bateritë e brendshme të Vaio ishin mbi-ngrohur dhe kishin djegur pjesërisht disa njësi.
Fatmirësisht për Sony-in (dhe përdoruesit), problemi është relativisht i vogël. Firma japoneze elektronike kishte transportuar vetëm 26,000 njësi, ku 7,158 e këtyre ishin shkuar në Evropë.
Kjo krahasohet edhe me paralajmërimet e 2006-ës, ku Dell dhe Apple kishin parë këto dështime për më shumë se 4.1 milion laptopë që përmbanin bateri të ndërtuara nga Sony.
Sony për këto dështime të baterive ka fajësuar ndërtuesin e tyre Panasonic, raporton Wall Street Journal.
“Siguria e klientëve tanë është më e rëndësishmja, kështu që ne jemi duke i këshilluar ata që ti fikin modelet dhe të ndërpresin përdorimin e tyre”, thotë kompania.
“Ne u kemi ofruar klientëve një mjet të thjeshtë për të kontrolluar numrin serik për të identifikuar nëse modeli që ata kanë është ky me dështimin e paralajmëruar”, shton kompania.
Vaio Fit 11A doli në shitje këtë shkurt dhe mund të shëndrrohet nga një kompjuter në një tabletë duke tërhequr prapa ose para ekranin dhe tastierën.
Shefi ekzekutiv i Sony-t, Kazuo Hirai, e përshkroi vendimin për të tërhequr produktet si “pikëllues”.