Dëshmon personi që ia dha veturën me qira, Granit Plava çohet në këmbë e kërkon që të rishikohen kamerat
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Aty është paraqitur dëshmitari Aulon Pajaziti. Me të filluar dëshmia, i akuzuari Granit Plava ka kërkuar që të rishikohen kamerat në momentin që ai ka marrë me qira veturën. Kjo erdhi pas dëshmisë së Aulon Pajazitit, që është personi që…

Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Aty është paraqitur dëshmitari Aulon Pajaziti.
Me të filluar dëshmia, i akuzuari Granit Plava ka kërkuar që të rishikohen kamerat në momentin që ai ka marrë me qira veturën.
Kjo erdhi pas dëshmisë së Aulon Pajazitit, që është personi që ia dha me qira veturën të akuzuarit, transmeton lajmi.net.
Gjatë dëshmisë së tij, Pajaziti tha se Plava kishte shkuar të merrte veturën me qira, me një person në një tjetër veturë të tipit “Range Rover”.
Dëshmitari deklaroi se personin me të cilin ishte Graniti atë ditë, nuk e njihte./Lajmi.net/