A dëshmojnë këto imazhe se NASA ka dërguar njerëz në Mars? (FOTO/VIDEO)

NASA mund të jetë duke zhvilluar një mision të fshehtë në planetin Mars. Disa persona po besojnë se tashmë NASA ka dërguar njerëz në Mars.

Fun

16/06/2016 15:39

Këto dyshime janë ngritur nga teoricienët konspirativë të cilët kanë analizuar disa fotografi të publikuara nga vet NASA, të cilat janë bërë nga sonda Curiosity, shkruan ExpressUK, transmeton lajmi.net.

Fotografitë janë publikuar dhe disa persona pretendojnë se aty shihen figura të njerëzve.

Scott C Warning, thotë se edhe para një viti, kur Coriosity ka publikuar pamje nga Marsi janë parë disa figura të njerëzve.

Robver-2-566828

Ai thotë se në fotografi shihet figura e një personi “i cili mund të jetë alieno, por që bartë në kokë një helmetë, që ngjanë me atë të astronautit dhe duket se është duke u munduar të rregullojë sondën”.

“Kjo pamje është parë për rreth 45 minuta, dhe njeriu duket se është duke u munduar të rregullojë sondën e NASA-s. Kjo gjë vërteton se një njeri në Mars po rregullon sondën dhe se NASA e ka mbajtur sekret se ka nisur një mision, duke dërguar njerëz në Planetin e Kuq”, thotë tutje ai.

Në fakt, shumë vende tashmë kanë filluar që të përgatiten për të dërguar njerëz në Planetin e Kuq.

Lidhur me këto teori konspirative, ka reaguar edhe NASA, duke thënë se ajo që shihet dhe disa personave iu duket si hije e njeriut, në fakt është shkaktuar nga era dhe nga ndriçimi i diellit. Ata mohojnë se janë në ndonjë mision sekret, transmeton lajmi.net.

NASA-Man-566825

Kjo në fakt, sipas adhuruesve të teorive konspirative nuk është gjë e pazakontë, pasi NASA vazhdimisht mohon se është në misione sekrete në hapësirë.

Videoja, që mbështetë këto pretendimeve është postuar nga Paranormal Crubcible rreth nëj vit më parë. Aty thuhet se një figurë misterioze shihet duke rregulluar sondën Curiosity.

YouTube player

Në video po ashtu thuhet se ky imazh nuk është prodhuar nga ndonjë “trik i ndriçimit”.

“Nëse shikoni më nga afër, kjo figurë ka flokë, trup dhe duket se ka një çantë në shpinë dhe po ashtu këmbët duken qartë. Këto imazhe konfirmojnë se ka prezencë njerëzore në Planetin e Kuq”, thuhet në këtë video./lajmi.net