Dëshmitari i radhës zyrtar i ZPS-së, merret me hetimin e forenzikës digjitale
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i tretë i Prokurorisë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Ky dëshmitar quhet Chrisopher Kelly dhe e pohoi se punon me kohë të pjesshme në Dhomat e Specializuara…
Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i tretë i Prokurorisë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit në rastin kundër administrimit të drejtësisë.
Ky dëshmitar quhet Chrisopher Kelly dhe e pohoi se punon me kohë të pjesshme në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.
Ai tha se në kuadër të kontratës së tij, punon për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
“Hetim i forenzikës digjitale”, tha Kelly për punën që e bën për ZPS-në.
Ai shtoi se rreth 26 vjet ka përvojë punë në këtë fushë. Tha se përveç ekzaminimeve kompjuterike dhe telefonike, kjo punë përfshinë edhe programimin me “cellebrite” dhe “magnet”.