Dëshmitari i masakrës në SHBA: Një fëmijë tentoi të na paralajmëroj, nuk e morëm seriozisht

Nga një sulm me armë zjarri në Texas të SHBA-ve kanë mbetur disa të vrarë.

Bota

03/08/2019 23:14

Një dëshmitar i ngjarjes ka treguar për momentin kur agresori ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tyre, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se një fëmijë ka tentuar t’i paralajmërojë ata, mirëpo se askush në ato moment nuk ishte i vëmendshëm.

Ai ka treguar se askush nuk e ka marrë seriozish personin në fjalë për shkak të moshës së tij.

“Pas pesë minutash i kemi dëgjuar të shtënat”, ka thënë ai.

Ndërkohë nuk dihet për numrin e viktimave, mediat kanë filluar t’i publikojnë pamjet e sulmit.

Policia dhe instutitucionet lokale kanë bërë thirrje për ndihmë në dhurimin e gjakut për të plagosurit. /Lajmi.net/