Dëshmia e vëllait të Liridona Ademajt: E gjeta Naimin shtritë në hotel, kishte porositur drekë
Në gjykatën Themelore të Prishtinës sot po zhvillohet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Në këtë seancë ka dëshmuar edhe vëllai i viktimës, Leonard Ademaj. Ai rrëfeu momentin tronditës kur kishte marrë lajmin për vdekjen e motrës së tij. “Më thanë: Hajde n’shpi se e kanë vra motrën tënde”, deklaroi ai para…

Lajme
Në gjykatën Themelore të Prishtinës sot po zhvillohet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.
Në këtë seancë ka dëshmuar edhe vëllai i viktimës, Leonard Ademaj.
Ai rrëfeu momentin tronditës kur kishte marrë lajmin për vdekjen e motrës së tij. “Më thanë: Hajde n’shpi se e kanë vra motrën tënde”, deklaroi ai para gjykatës, ndërsa emocionet ishin të dukshme.
Ai tha se rreth orës 11:00 në natën kritike kishte provuar të kontaktoj me Naimin, sepse nuk e dinte se ku ndodhje.
E thirra Valon Lluken, më tha: “Merre numrin e shoferit me të cilin është Naimi dhe fol me të.”
E thirra Betim Podrimqakun, më tha që Naimi është në Swiss.
U nisëm me djalin e axhës, dajën dhe tezakun.
Na thanë se është lart në dhomë.
“Kur arritëm ai ishte shtrirë në shtrat, kishte disa gjëra ushqimore në tavolinë që kishte porositur si drektë. Nga habia menduam se ishte i frikësuar, se po e përjetonte me dhimbje.”
Leonardi vazhdoi dëshminë se i kishte thënë: “A mundemi me shku në morg me pa Liridonën?”
Më tha: “Jo, nuk na lejohet.”
E thirra vetë spitalin, i thashë: “A mundemi me ardh me pa trupin?”
Shkuam, erdhi edhe Naimi.
Mjeku tha: “Nëse keni ndonjë problem, mundeni me mos ardh.”
Naimi tha: “Kam problem me zemër, s’e di a muj me e pa.”
Ai erdhi deri te dera, dhe vetëm nga dera e shikoi. Nuk hyri brenda”./Lajmi.net/