Dëshmia e Hill në Hagë, Hoxhaj: Historia i bashkon ata që kanë besuar në Kosovën e lirë

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, po dëshmon ish ambasadori amerikan, Christopher Hill. Në lidhje me këtë dëshmi të tij, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se historia i bashkon ata që kanë besuar në Kosovën e lirë, shkruan lajmi.net. “Ambasadori Christopher Hill, mik dhe përkrahës i madh i Kosovës, 10 vite më parë…

Lajme

11/11/2025 13:19

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, po dëshmon ish ambasadori amerikan, Christopher Hill.

Në lidhje me këtë dëshmi të tij, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se historia i bashkon ata që kanë besuar në Kosovën e lirë, shkruan lajmi.net.

“Ambasadori Christopher Hill, mik dhe përkrahës i madh i Kosovës, 10 vite më parë më ftoi në Universitetin e Denverit për ligjëratë ku folëm për shtetndërtimin dhe sfidat e Kosovës. Dje dhe sot, ai po dëshmon në Hagë në mbrojtje të presidentit Thaçi – dëshmi e miqësisë së qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së dhe e rrugës sonë të pandalshme drejt drejtësisë dhe konsolidimit ndërkombëtar”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka ndarë edhe fotografi të përbashkëta me Hill në Universitetin e Denverit. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij: