Dëshmia e gjeneralit Clark në Hagë, Haradinaj: Bashkëluftëtarët e UÇK-së e kanë shpresën te ti

Wesley Clark, gjeneral i pensionuar amerikan, po e vazhdon sot dëshminë e tij në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar publikisht gjeneralin Clark për dëshminë e tij, duke theksuar se tashmë bashkëluftëtarët e UÇK-së, shpresën e kanë te ai. Në kohën e rrezikimit të ekzistencës, populli i Kosovës…

Lajme

18/11/2025 12:01

Wesley Clark, gjeneral i pensionuar amerikan, po e vazhdon sot dëshminë e tij në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar publikisht gjeneralin Clark për dëshminë e tij, duke theksuar se tashmë bashkëluftëtarët e UÇK-së, shpresën e kanë te ai.

Në kohën e rrezikimit të ekzistencës, populli i Kosovës shpresën e kishte te ti. Sot, populli i Kosovës dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së, shpresën për drejtësi dhe pafajësi për çlirimtarët që po mbahen në Hagë e kanë te ti”, ka theksuar Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, Clark i mbetet besnik deklaratave të mëparshme se dhunën në verën dhe vjeshtën e vitit 1999 në Kosovë e shihte si një konflikt shumë personal mes fqinjëve, për të cilën udhëheqësit e UÇK-së nuk kishin përgjegjësi.

I pyet për një deklaratë në gazetën Shekulli në vitin 1999, ku kishte thënë se nuk kishte prova se UÇK-ja ka kryer spastrim etnik të serbëve, Clark tha “Unë nuk kam prova e as dëshmi që UÇK-ja ishte prapa kësaj, por kam indikacione që dëshmojnë të kundërtën”.