Dëshmia e Clarkut, Nasim Haradinaj: Po bëhet për drejtësinë e luftës dhe të njerëzimit

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Lidhur me këtë, ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se dëshmia e Clarkut sjell qartësi dhe drejtësi historike për veprën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Uroj që ata që deri më sot nuk besuan në UÇK-në…

Lajme

18/11/2025 12:07

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Lidhur me këtë, ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se dëshmia e Clarkut sjell qartësi dhe drejtësi historike për veprën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Uroj që ata që deri më sot nuk besuan në UÇK-në dhe e ndryshuan mendimin, tash të kthehen dhe të besojnë. Clarku nuk po bën asgjë të jashtëzakonshme, ai vepron për të vërtetën, për Amerikën, për të drejtën e luftës dhe të drejtën e njerëzimit”, deklaroi Haradinaj në Klan Kosova.