“Dëshmi spektakolare”, Krasniqi: Rubin rrezoi përtokë pretendimet e prokurorisë

Ish-zyrtari amerikan James Rubin, e ka përfunduar dëshminë e tij në Hagë. Ai për tri ditë dha dëshminë e tij si i ftuar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Dëshmitë e Rubinit, e komentoi edhe profesori i gazetarisë dhe analisti Milazim Krasniqi. Krasniqi e vlerësoi lart veprimin e ish-diplomatit amerikan. Ai ka bërë me dije…

Lajme

17/09/2025 12:30

Ish-zyrtari amerikan James Rubin, e ka përfunduar dëshminë e tij në Hagë.

Ai për tri ditë dha dëshminë e tij si i ftuar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Dëshmitë e Rubinit, e komentoi edhe profesori i gazetarisë dhe analisti Milazim Krasniqi.

Krasniqi e vlerësoi lart veprimin e ish-diplomatit amerikan.

Ai ka bërë me dije se dëshmia e Rubinit ka rrezuar pretendimet e prokurorisë.

Analisti ka shkruar se Rubin beri që dëshmitë e mëhershme të duken të rreme.

“Deshmia spektakulare e Xhejms Rubinit ne Gjykaten Speciale, rrezoi pertoke pretendimet e prokurorise, i beri te duken te mjera dhe te rreme deshmite e mehershme dhe e qartesoi rolin historik dhe pafajsine e Hashim Thacit. Sigurisht edhe pafajesine e Jakupit, Kadriut e Rexhepit. Por kjo deshmi na dha mundesine edhe ne si shoqeri e si komb qe te rishikojme qendrimin tone jokritik ndaj ngjarjeve historike, pra, qe ta shkruajme historine ashtu si ka ndodhe e jo si ka mundur te ndodhte, gje qe e ka vulosur Aristoteli, kur ka bere dallimin ndermjet historise e poezise. Te ne me te shumten historia ende prezentohet e vleresohet me konceptet e natyren e poezise. Rubini na ndihmoi prape, si ne vitin vendimtar 1999. Por edhe na keshilloi, me miresine e tij prej misionari”, ka shkruar ai.