Dëshironi t’i rrisni flokët shpejt? Provojeni këtë maskë natyrale

Flokët janë një ndër “aksesorët” më të nevojshëm estetik, sikur tek gratë, ashtu edhe tek burrat.

Lifestyle

23/04/2019 12:00

Këto të fundit janë gjithmonë në kërkim të produkteve më të mira për trajtimin e duhur të tyre.

Gjithashtu, dëshirë e madhe për t’i rritur floktë shumë për një periudhë të shkurtër, transmeton lajmi.net.

Kjo dëshirë arrin të plotësohet përmes maskën natyrale me vezë dhe vaj të ricinit.

Mjafton të merrni një tas, në të vendosni 2 vezë dhe një lugë vaj ricini, dhe, në fund, t’i përzieni të gjitha këto bashkë.

Pas kësaj, aplikojeni këtë maskë tek flokët e juaj dhe mbajeni për gjysmë ore. Më pas, e pastroni atë. /Lajmi.net/