Dëshironi të jeni më të shëndetshëm? Evitoni alkoolin

Gënjeshtrat se vera e kuqe është e mirë për zemër kanë marrë fund, të paktën sipas një hulumtimi të ri.

Lifestyle

27/11/2014 15:49

A e kaluat vikendin e kaluar para TV-së me një shishe birrë përpara? Ose u takuat me miq në një bar lokal dhe konsumuat alkool? Nuk keni bërë mirë.

Keni dëgjuar gjatë gjithë kohës që vera e kuqe është e mirë për zemër, por çfarë nëse kjo është vetëm një tjetër gënjeshtër?

Hulumtimet e fundit të botuara në BMJ, tregojnë se të evitosh alkoolin është më mirë për shëndetin tuaj. Ju mund të jetoni më gjatë, më të lumtur dhe më të shëndetshëm edhe pa konsumimin e alkoolit mbi të gjitha.

Kjo u dëshmua gjatë një hulumtimi të fundit të përfshirë me 260,000 pjesëmarrës. Gjetjet zbuluan se pjesëmarrësit të cilët kishin konsumuar 17% më pak alkool në javë kishin 10% më pak rrezik nga infarkti dhe problemet e tjera në zemër, transmeton Lajmi.net.

Shtypja e tyre e gjakut ishte ulur dhe kështu ata kishin humbur edhe peshë gjithashtu. Disa vite më parë besohej se vera e kuqe është e shëndetshme pasi që përmban resveratrol – një antioksidant që ka ndikim pozitiv në sistemin kardiovaskular. Në ditët e sotme, ekspertët dyshojnë fuqishëm në të mirat e alkoolit.

Është e natyrshme që njerëzit të kënaqen me jetën dhe të pinë pijet e tyre të preferuara nga koha në kohë. Por problemi është që ata kanë tendencë t’i justifikojnë pijet e tyre me pretendime shëndetësore.

Nëse ju pëlqen apo jo, alkooli shkakton varësi dhe për këtë për shumicën e njerëzve në botë ai bëhet pjesë e jetës së tyre, transmeton Lajmi.net.

Pirja e birrës për të ulur tensionin dhe stresin pas punës është bërë një zakon i përditshëm. Sipas statistikave, pijet alkoolike janë përgjegjëse për shumë vdekje të të rriturve në SHBA.

Alkooli, qoftë në sasi të vogël qoftë i tepruar, është gjithmonë i keq. Dhe për shëndetin, mos harroni se alkooli ka shkatërruar jetën e shumë njerëzve se sa që e ka ruajtur atë.