Dëshironi fëmijë? Koha e duhur për ngjizjen është para orës 7.30
Çiftet që përpiqen të bëjnë fëmijë duhet të dinë që mëngjeset e verës duhet të mendojnë për ngjizjen para orës 07.30 thotë një studim i ri.
Lifestyle
Sipas shkencëtarëve sperma ka kohën e saj të brendshme 24-orëshe, dhe është më e fuqishme në orët e hershme të mëngesit.
Shkencëtarët zviceranë zbuluan gjithashtu se sperma është në formën e saj më të shëndetshme për të fertilizuar një vezë gjatë Marsit, Prillit dhe Majit.
Sperma e mbledhur në muajt e pranverës, kishte përqëndrim më të madh ndërsa gjatë verës kishte një ulje të cilësisë së saj.
Mostrat e mbledhura herët në mëngjes, para orës 07.30, tregojnë një nivel më të lartë të përqëndrimit dhe një morfologji normale. Studimi i botuar në revistën shkencore, Chronobiology International vjen mes lajmeve për rritje të infertilitetit. /Lajmi.net/