“Dëshiron të ju takojë…” – Emri i Atifete Jahjagës përmendet në dosjen e Jeffrey Epstein
Në dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në kuadër të dosjes Jeffrey Epstein, shfaqet edhe emri i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ushtronte detyrën në vitin 2012. Sipas një emaili të bërë publik, dërguar nga një person i identifikuar vetëm me emrin “Daniel”, përmendet një mundësi takimi në Nju…
Lajme
Në dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në kuadër të dosjes Jeffrey Epstein, shfaqet edhe emri i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ushtronte detyrën në vitin 2012.
Sipas një emaili të bërë publik, dërguar nga një person i identifikuar vetëm me emrin “Daniel”, përmendet një mundësi takimi në Nju Jork. Në mesazh thuhet se “Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, në Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës” dhe se ajo do të ishte e interesuar për një takim, nëse do të kishte kohë gjatë asaj jave, raporton telegrafi, transmeton lajmi.net.

Nuk ka të dhëna publike që konfirmojnë nëse një takim i tillë është zhvilluar realisht apo jo.
Atifete Jahjaga ka qenë presidentja e parë grua e Kosovës, duke mbajtur postin e kryetares së shtetit nga viti 2011 deri në vitin 2016.
Dosja e publikuar nga autoritetet amerikane përmban një sasi shumë të madhe materiali – miliona faqe dokumente, mijëra video dhe qindra mijëra imazhe që lidhen me aktivitetet e Jeffrey Epstein.
Sipas Departamentit të Drejtësisë, një pjesë e materialeve nuk mund të bëhen plotësisht publike për shkak të mbrojtjes së privatësisë, ndaj emrat dhe të dhënat identifikuese të viktimave janë redaktuar pjesërisht ose plotësisht./lajmi.net/