Deshi t’ia merrte gruaja, burri hedh në erë shtëpinë e tij

Një burrë ka hedhur në erë shtëpinë e tij, derisa ishte bashkë me ish-gruan e tij të mëparshme brenda, pasi nuk donte që ajo të merrte pronën.

Bota

22/05/2019 20:38

Sipas medieve të huaja, Ian Clowes, 68 vjeç, do të dëbohej në ditën kur shkaktoi një shpërthim të madh të gazit, i cili pothuajse e vrau atë dhe Elaine Clowes, transmeton lajmi.net.

Siç bëhet e ditur, gruaja 63-vjeçare u gjet e gjallë nën një grumbull rrënojash në dhomën e saj të gjumit, ndërsa Clowes pësoi djegie të rënda, të cilat e detyruan kalonte gjashtë javë në një komë të shkaktuar nga mjekët.

Megjithatë, Clowes u dënua me pesë vjet e katër muaj burg nga një gjykatë në Bournemouth.

Clowes gjithashtu do të duhet të paguajë kompensim për të dy, ish-gruan e tij dhe fqinjin e tij që ishte në shtëpi në atë kohë. /Lajmi.net/