Deschamps me Riberyn
Selektori i Francës, Didier Deschamps ka shprehur përkrahjen e tij për mesfushorin Franck Ribery, në kandidaturën e tij për Topin e Artë 2013. Ylli i Trekolorëve është një prej favoritëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë së bashku me Cristiano Ronaldon, mirëpo në rrethin e ngushtë besohet se do të…

Sport
Selektori i Francës, Didier Deschamps ka shprehur përkrahjen e tij për mesfushorin Franck Ribery, në kandidaturën e tij për Topin e Artë 2013.
Ylli i Trekolorëve është një prej favoritëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë së bashku me Cristiano Ronaldon, mirëpo në rrethin e ngushtë besohet se do të jetë edhe Lionel Messi.
Dhe, Deschamps beson se mesfushori i Bayern Munichut meriton të shpallet më i miri.
“Ka edhe futbollistë të tjerë të mëdhenj por për vitin 2013 më i miri është Franck Ribery”, deklaroi Deschamps për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.
Ribery shijoi një stinor të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun duke fituar Bundesligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë.