Dermatologët zbulojnë disa sekrete për një lëkurë më të pastër

Disa këshilla për një lëkurë më të pastër.

Lifestyle

14/08/2019 08:20

Kur takoheni me ndonjë specialist të bukurisë, doni t’i dini sekretet e bukurisë: çfarë bëjnë për lëkurën e tyre, cila maskë është më e mira dhe si arrijnë të kenë lëkurë të shëndetshme.

Dermatologët rekomandojnë disa sekrete për lëkurë të pastër, ju ftojmë t’i lexoni me kujdes:

1.Duhet të përdorni kokos

Çdo dermatolog e pranon që kokosi është produkt magjik për lëkurën tuaj. Nëse konsumoni pije kokosi në baza ditore, lëkura juaj do të ndriçojë pas disa javësh. Janë një numër i madh i maskash, të cilat mund t’i përdorni për të gjitha llojet e lëkurave.

2.Mbulesa të përshtatshme të jastëkëve

Rrudhat mund të paraqiten gjatë gjumit. Lëkura juaj ndikohet nga çarçafët dhe këllëfët e jastëkut në të cilin flini. Një këllëf i jastëkut me material mëndafshi nuk rudhet, andaj lëkura juaj rrëshqet pa problem në të, transmeton rtv21.tv

3.Kujdesi gjatë vjeshtës

Gjatë vjeshtës, kremi juaj duhet të jetë i dendur. Ky krem duhet të përmbajë vitaminë C dhe E, aloe vera dhe acid hialuronik. Amino acidet dhe vajrat organike (mango, vaji i kajsisë dhe vaji i ullirit) mund ta zhveshin me kujdes shtresën e lëkurës së ashpër që shfaqet gjatë verës.