Deri në 10 vjet burg e dënim 7500 euro, nëse edhe pesë ditë nuk legalizoni armët

Policia e Kosovës ka organizuar një fushatë vetëdijesuese lidhur me legalizimin e armëve pa leje.

Lajme

12/09/2019 09:24

Deri me 17 shtator, qytetarët kanë kohë te legalizojnë armët pa leje.

Nëse nuk legalizohen deri me këtë kohë, Policia ka thënë se do të ketë dënime me 7500 euro dhe deri në 10 burg.

Legalizimi i armëve bëhet duke aplikuar në stacionin më të afërt policor dhe pastaj të ndiqen udhëzimet tjera nga zyrtarët policor.

Shikoni me poshtë, videon nga fushata vetëdijësuese e Policisë. /Lajmi.net/