Deri kur do vazhdojnë reshjet e shiut: Ky është parashikimi i meterologëve

Meterologët paralajmërojnë mot të vranët dhe me shi edhe gjatë dy ditëve në vijim.

Lajme

11/07/2019 20:51

Siç njofton Prishtina Weather temperaturat maksimale gjatë së premtës dhe së shtunës do të jenë 27 gradë Celsius, ndërsa ato minimale 7 gradë.

Parashikimi i detajuar:

12.07.2019 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite më vonë rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë. Erë e lehtë nga verilindja 1-5m/s. Indeksi UV: 8.

13.07.2019 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu, e rreth viseve malore shtrëngata të izoluara me shi. Erë mesatare nga jugperëndimi 2-8m/s. Indeksi UV: 7.