Dërguti: Dehari veproi sipas skenarit të partisë, jo sipas atij që duhej ta ndiqte
Opinionistja Aida Dërguti ka folur në lidhje me dështimin e seancës së sotme. Ajo duke folur për kryesuesin e kësaj seanca, Avni Deharin tha se ai veproi sipas skenarit të partisë, e jo sipas atij që duhej ta ndiqte. “Kjo është pjesë e skenarit që po shihet tash e dy muaj, pra që nga dita…

Lajme
Opinionistja Aida Dërguti ka folur në lidhje me dështimin e seancës së sotme.
Ajo duke folur për kryesuesin e kësaj seanca, Avni Deharin tha se ai veproi sipas skenarit të partisë, e jo sipas atij që duhej ta ndiqte.
“Kjo është pjesë e skenarit që po shihet tash e dy muaj, pra që nga dita e zgjedhjeve kemi parë një zvarritje dymujorshe, pikërisht për këtë arsye, pra duke parë që nuk e kanë shumicën e dëshiruar”, tha ajo në Klan.
Edhe sot kryesuesi Dehari nuk e bëri atë gabim, pra nuk ishte gabim, ishte skenari i partisë, pra ai veproi sipas skenarit të partisë dhe jo sipas skenarit që do të duhej ta ndiqte”, u shpreh tutje Dërguti.