Dërgohet pa shenja jete një person në QKMF në Skenderaj, trupi dërgohet për obduksion
Një person i gjinisë mashkullore është sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj, të mërkurën mbrëma. Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 28 tetor 2026, rreth orës 22:40, në rrugën “Fazli Grajqevci” në Skenderaj. Viktima ishte sjellë me autoambulancë në QKMF, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e…
Lajme
Një person i gjinisë mashkullore është sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj, të mërkurën mbrëma.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 28 tetor 2026, rreth orës 22:40, në rrugën “Fazli Grajqevci” në Skenderaj.
Viktima ishte sjellë me autoambulancë në QKMF, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rrethanat e rastit mbeten nën hetim.