Derdhet i tëri uji i pishinës së tarracës së një banese për shkak të një tërmeti në Filipine

Pishina në tarracën e një banese u tundua aq fortë, saqë uji brenda filloi të derdhej nga skajet e saj, në një ndërtesë banimi në lagjen Binondo të Manilës, kryeqytet në Filipine.

Bota

23/04/2019 13:23

Tërmeti i regjistruar me magnitudë 6.1, ka pasur epiqendrën rreth 50 kilometra larg nga Manilla, sipas medias lokale Filipino Times, transmeton lajmi.net.

Së paku tetë vetë kanë vdekur në tërmet, sipas CNN.

Rezervuarë të mëdhenj të ujit në çatitë e ndërtesave përdoren shpesh si një sistem i masave të prishjes, për të ndihmuar në kundërpërgjigjen e lëkundjeve të ndërtesave të larta. /Lajmi.net/

YouTube player