Derbi më i mirë në botën e futbollit? Kjo është përgjigja e Ibrahimovic

Ylli i futbollit, Zlatan Ibrahimovic, në një intervistë të tijën, ka zbuluar shumë detaje nga karriera e tij e pasur.

Sport

19/07/2019 09:47

Ibrahimovic ka luajtur në ligat më të forta evropiane, përjashtuar Bundesligën, dhe në secilin kampionat ka kujtime të mira.

Vitet më të mira të lojtarit ishin në Serie A ku paraqitej me Inter, Milan dhe Juventus, si dhe në La Liga me skuadrën e  Barcelonës.

Në intervistën e tij, Ibra është pyetur edhe rreth derbit më të madh në botë, dhe përgjigja e tij ishte shumë e qartë.

“Derbi më i madh që kam luajtur ishte ‘El Clasico’. Për derbin më të nxehtë, duhet të kthehem në Itali. Milan – Inter , ato ishin ndeshje të mira” ka thënë Ibrahimovic, transmeton lajmi.net.

Ibrahimovic ka luajtur edhe në Premierligë, me skuadrën e Manchester United, por derbit e top gjashtës duket se nuk i kanë lënë përshtypje suedezit. /Lajmi.net/