Derbi i takon Napolit, Milan mposhtet në shtëpi

Napoli ka fituar derbin ndaj Milan. Kryendeshja e javës në Serie A ka shkuar në favor të Napoli, që mposhti Milanin 2:1, shkruan lajmi.net. Dueli i dy skuadrave që po shihen si kryesoret në garën për titull i ka takuar napolitanëve, të cilët ishin më konkret në ‘San Siro’. Napoli ishte skuadra e parë që…

Sport

18/09/2022 22:42

Napoli ka fituar derbin ndaj Milan.

Kryendeshja e javës në Serie A ka shkuar në favor të Napoli, që mposhti Milanin 2:1, shkruan lajmi.net.

Dueli i dy skuadrave që po shihen si kryesoret në garën për titull i ka takuar napolitanëve, të cilët ishin më konkret në ‘San Siro’.

Napoli ishte skuadra e parë që shkoi në epërsi. Në minutën e 55’, Politano shënoi nga pika e bardhë e penalltisë – penallti të cilën e shkaktoi Sergino Dest.

‘Rossoneri’ reaguan përmes Olivier Giroud në minutën e 69’ për të gëzuar publikun vendas, por jo gjithçka shkoi mirë për vendasit.

Në minutën e 78’ skuadra e Napoli tha edhe një herë fjalën e saj. Kësaj radhe ishte Simeone ai që dërgoi topin në rrjetë. Goli i Simeone doli të ishte ai që vulosi rezultatin final.

Me fitoren e regjistruar sonte, Napoli shkon në 17 pikë dhe ndan pozitën e parë me Atalanta. Milan mbetet me 14 pikë në pozitën e pestë, me pikët baras me Lazio dhe me një pikë më pak sesa Udinese. /Lajmi.net/