Derbi i madh zhgënjen, Arsenal dhe Liverpool pa gola

Derbi i javës së 21-të të Premierligës mes Arsenalit dhe Liverpoolit ka përfunduar pa fitues, me rezultat të barabartë 0-0, në ndeshjen e zhvilluar në “Emirates Stadium”. Të dyja skuadrat krijuan raste shënimi gjatë takimit, por mungesa e konkretizimit bëri që rrjetat të mbeteshin të paprekura deri në fishkëllimën e fundit, transmeton lajmi.net. Me këtë…

Sport

08/01/2026 23:07

Derbi i javës së 21-të të Premierligës mes Arsenalit dhe Liverpoolit ka përfunduar pa fitues, me rezultat të barabartë 0-0, në ndeshjen e zhvilluar në “Emirates Stadium”.

Të dyja skuadrat krijuan raste shënimi gjatë takimit, por mungesa e konkretizimit bëri që rrjetat të mbeteshin të paprekura deri në fishkëllimën e fundit, transmeton lajmi.net.

Me këtë barazim, Arsenali ka grumbulluar 49 pikë dhe vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë, me gjashtë pikë më shumë se Manchester City, që renditet i dyti.

Në anën tjetër, Liverpooli mbetet në vendin e katërt me 35 pikë./lajmi.net/