Derbi i Londrës: formacionet e mundshme Tottenham – Chelsea

Derbi i skuadrave nga Londra mes Tottenham Hotspur dhe Chelsea do të luhet sonte me fillim nga ora 21:00.

Sport

04/02/2021 09:30

Edhe Spurs edhe Blutë kanë pikë të barabarta në Premierligë, me nga 33 secila, shkruan lajmi.net.

Tottenham në vendin e shtatë dhe Chelsea e pozicionuar një vend më poshtë janë duke kaluar në një krizë.

Ndeshja e sotme do të vendosë shumëçka mbi garat evropiane dhe cila skuadër nga Londra do të kualifikohet aty.

Më poshtë janë formacionet e mundshme:

Tottenham Hotspur: Lloris; Alderweireld, Dier, Rodon; Doherty, Hojbjerg, Sissoko, Davies; Bergwijn, Vinicius, Son

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; Hudson-Odoi, Kovacic, Kante, Alonso; Pulisic, Werner; Giroud/Lajmi.net/