Derbi i Gjermanisë i takon Dortmundit – triumfojnë ndaj Frankfurtit
Borussia Dortmund ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurt. Gjatë ndeshjes u zhvillua një lojë e baraspeshuar, me dy skuadrat të kujdesshme, transmeton lajmi.net. Të parët në avantazh kaluan BVB, pasi në minutën e 21` shënoi Brandt për t`i dhuruar epërsinë Dortmundit. Por, pesë minuta më vonë është Kamada që barazoi gjithçka, pasi shënoi në minutën…
Sport
Borussia Dortmund ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurt.
Gjatë ndeshjes u zhvillua një lojë e baraspeshuar, me dy skuadrat të kujdesshme, transmeton lajmi.net.
Të parët në avantazh kaluan BVB, pasi në minutën e 21` shënoi Brandt për t`i dhuruar epërsinë Dortmundit.
Por, pesë minuta më vonë është Kamada që barazoi gjithçka, pasi shënoi në minutën e 26`.
Pas dy golave të shpejtë skuadrat u munduan në disa raste të kalonin në epërsi, por nuk arritën.
Edhe në pjesën e dytë ishte një lojë e qetë nga të dyja anët.
Teksa, kërkonin golin e avantazhit me disa raste shënimi.
Në minutën e 52` epërsinë Dortmundit ia dhuroi Jude Bellingham, pasi shënoi një gol të bukur.
Me këtë fitore BVB ka 22 pikë në vendin e tretë, kurse Frankfurt ka 20 në pozitën e pestë./Lajmi.net/