Derbi i Anamoravës pa fitues – Gjilani e Drita ndajnë pikët

Në Gjilan sot nuk pati festë as për ‘Skifterat’ as për ‘Intelektualët’. Derbi më i madh në futbollin kosovar, Gjilani – Drita është mbyllur pa fitues, me rezultatin 1:1, shkruan lajmi.net. Ndeshja ishte në përgjithësi e balancuar, me Gjilanin si skuadra e parë që arriti të zhbllokonte ndeshjen. Ishte Zabërgja ai që dërgoi topin në…

Sport

10/11/2022 14:53

Në Gjilan sot nuk pati festë as për ‘Skifterat’ as për ‘Intelektualët’.

Derbi më i madh në futbollin kosovar, Gjilani – Drita është mbyllur pa fitues, me rezultatin 1:1, shkruan lajmi.net.

Ndeshja ishte në përgjithësi e balancuar, me Gjilanin si skuadra e parë që arriti të zhbllokonte ndeshjen.

Ishte Zabërgja ai që dërgoi topin në rrjetë, atëherë kur luhej minuta e 67’.

Balancën e riktheu Almir Ajzeraj, i cili shënoi në minutën e 82’ dhe i siguroi skuadrës së tij një pikë nga derbi.

Barazimi e çon Gjilanin në kuotën e 24 pikëve për pozitën e tretë, kurse Dritën në 32 pikë për ta mbajtur akoma pozitën e parë, gjithnjë duke pasur në mendje se Ballkani ka tri ndeshje më pak të luajtura. /Lajmi.net/