‘Der Klassiker’ me shumë mungesa – Thiago nuk luan, Boateng mund të jetë i gatshëm

Ndeshja mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich po afron.

Sport

25/05/2020 08:15

‘Der Klassiker’/klasikja gjermane po afron, me Bayern Munich që sheh veten me katër pikë më shumë sesa Borussia Dortmund.

Para kësaj ndeshje, disa emra të mëdhenj nga të dy skuadrat janë në pikëpyetje dhe nuk dihet nëse do të paraqiten.

Përveç Jadon Sancho të Dortmund, në pikëpyetje ka edhe në radhët e Hansi Flick, transmeton lajmi.net.

Thiago Alcantara nuk do të luajë kundër BVB, kurse sa i përket Jerome Boateng, ai mund të jetë gati për ndeshjen e madhe.

Nga ndeshja kundër Frankfurt, bavarezët kanë konfirmuar edhe se Leon Goretzka është në formë, si dhe Coman e Gnabry janë gati. /Lajmi.net/