Deputetja Pacolli mundohet t’i kundërpërgjigjet Tahirit, kapet pak te xhipat duke harru xhipat e Kurtit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, zgjodhi që shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri t’i kundërpërgjigjet përmes një statusi në Facebook.

Lajme

07/04/2022 12:08

Pacolli tha se këta janë mësuar që të marrin xhipat 00 me çelësa në dorë, e pa dhimbje t’i shfrytëzojnë për qefet e tyre.

Duke iu kundërpërgjigjur Tahirit, deputetja Pacollit ha se kjo tregon që në kohën e tyre shteti ishte veç një veturë që e shfrytëzon pa dhimbje, derisa mbetet me shit veç për hekur, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Tha e keni marr Kosovën me çelësa në dorë ?♀️

Këta janë mësuar që të marrin xhipat 00 me çelësa në dorë e pa dhimtë i kanë shfrytëzuar për qefet e tyre.

Kjo tregon që në kohën e tyre shteti ishte veç një veturë që e shfrytëzon pa dhimtë derisa mbetet me shit veç për hekur. Kështu, fatkeqësisht, është qeverisur me Kosovën, shtetin tonë.

E tani ne po punojmë intensivisht ta rimëkëmbim duke intervenuar pjesë-pjesë që sa më shpejt ngritim shtetin në këmbë. Nuk e kemi lehtë por nuk dorëzohemi./Lajmi.net/

Tahiri-ministrave: E keni marrë Kosovën me çelësa në dorë, kthejuni punës