Deputetja Haxhiu ka një kërkesë për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi

Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me rastin e vajzës 16 vjeçares.

Lajme

06/02/2019 14:27

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me rastin e vajzës 16 vjeçares.

Ajo ka kërkuar të vihen para drejtësisë mësuesi, polici dhe gjinekologu, transmeton lajmi.net.

“Dhunimi dhe shfrytëzimi seksual, i një vajze 16 vjeçare nga një zyrtar policor në Drenas duhet të jetë alarm për të gjithë. Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë e përveç zyrtarit policor, përgjegjës janë edhe gjinekologu por edhe mësimdhënësi”, shkruan Haxhiu.

“Nëse heshtim, raste të tilla do të shtohen dhe kriminelët do të shpëtojnë pa asnjë ther në këmbë!”, tha Haxhiu.

Insajderi raportoi dje për rastin e 16-vjeçares nga Drenasi, e cila ka shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor. Pas marrjes së deklaratës dhe fotografimit të zhveshur të viktimës, hetuesi policor V.V., nën kërcënim dhe shantazh e ka detyruar të miturën të bënte seks me të. /Lajmi.net/