Deputetja finlandeze: Shtetet e BE-së ta njohin Kosovën, t’i jepet statusi i vendit kandidat
Deputetja e Parlamentit Finlandez, Tytti Tuppurainen, ka takuar sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Politikania finlandeze ka thënë se Kosova është shteti më reformator në Ballkan Perëndimor dhe se ky progres duhet t’i njihet. Tuppurainen ka thënë se do ishte një tregim vizioni gjeo-strategjik nëse të gjitha vendet anëtare të BE-së ta njihnin pavarësinë e…

Lajme
Deputetja e Parlamentit Finlandez, Tytti Tuppurainen, ka takuar sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Politikania finlandeze ka thënë se Kosova është shteti më reformator në Ballkan Perëndimor dhe se ky progres duhet t’i njihet.
Tuppurainen ka thënë se do ishte një tregim vizioni gjeo-strategjik nëse të gjitha vendet anëtare të BE-së ta njihnin pavarësinë e Kosovës dhe që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat.
“Kosova është një top-reformatore në Ballkanin Perëndimor dhe progresi i saj duhet pranuar. Do ishte tregim i një vizioni të madh gjeostrategjik nga të gjitha vendet e BE-së për të njohur sovranitetin e Kosovës dhe për t’i dhënë statusin e vendit kandidat”, ka shkruar ajo pas takimit me presidenten Osmani.