Deputetja e VV-së thotë se largimi i masave ndaj Kosovës i bën nderë edhe BE-së
Deputetja e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Jeta Statovci, ka folur pas raportit të Riho Terras, raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian, duke vlerësuar konstatimet e tij si të vlefshme dhe të bazuara në fakte për miratimin e draft-rezolutës për heqjen e masave ndaj Kosovës nga BE. “Rëndësi të madhe ka se raportuesi për Kosovën në PE, Riho…

Lajme
Deputetja e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Jeta Statovci, ka folur pas raportit të Riho Terras, raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian, duke vlerësuar konstatimet e tij si të vlefshme dhe të bazuara në fakte për miratimin e draft-rezolutës për heqjen e masave ndaj Kosovës nga BE.
“Rëndësi të madhe ka se raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, ka bërë konstatime të vlefshme, të sakta dhe të bazuara në fakte lidhur me arritjet e Kosovës gjatë viteve të fundit, pra konstatohet se ka përparime të konsiderueshme në reformat zgjedhore, qëndrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe është absurde të vazhdohet me këto masa”, thotë Statovci.
Statovci ka shprehur shqetësim lidhur me masat e vendosura ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të gabuara dhe të ndikuara nga politika agresive e Serbisë.
“Ato masa kanë qenë të gabuara, të ndikuara nga një politikë agresive dhe kërcënuese e Serbisë, dhe të pa baza në konsideratën tonë dhe sigurisht që as nuk do të duhej të ishin vendosur”, ka thënë ajo për FrontOnline.
Ajo shtoi se largimi i masave është një nder për parimet e BE-së dhe një hap i domosdoshëm për stabilitetin dhe unitetin e rajonit.
“Largimi i këtyre masave, i bën nderë edhe parimeve të BE-së, sidomos në këtë kohë kur BE duhet të tregoj sa më shumë parimësi, stabilitet dhe unitet”, deklaroi Statovci.