Deputetja e VV-së shkon larg, i kapet edhe zyrtares amerikane: I keni vizituar gjyqtarët e Kushtetueses një ditë para se të vetëposhtërohen

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbrëshe Kryeziu-Hyseni, ka reaguar me një gjuhë të ashpër ndaj zyrtares së ambasadës së SHBA-së në Kosovë, të ngarkuarës me punë, Alyson Grunder Prattipati. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeziu-Hyseni ka aluduar se zyrtarja amerikane mund të ketë pasur ndikim në qëndrimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke sugjeruar se…

Lajme

08/08/2025 19:12

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbrëshe Kryeziu-Hyseni, ka reaguar me një gjuhë të ashpër ndaj zyrtares së ambasadës së SHBA-së në Kosovë, të ngarkuarës me punë, Alyson Grunder Prattipati.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeziu-Hyseni ka aluduar se zyrtarja amerikane mund të ketë pasur ndikim në qëndrimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke sugjeruar se ajo i ka vizituar gjyqtarët një ditë para shpalljes së aktgjykimit, raporton lajmi.net

“E nderuara zonja Prattipati, nuk është mirë nëse i keni vizituar një ditë para se gjyqtarët e Kushtetueses të vetëposhtëroheshin me këtë njoftim për Aktgjykimin,” ka shkruar deputetja./Lajmi.net/