Deputetja e VV-së: Opozita s’janë gati të kontribuojnë, Feride Rushiti ka potencial për t’u zgjedhur presidente

Deputetja e Vetëvendosje, Arbresha Hyseni Kryeziu deklaroi se opozita dëshiron që ta çoj sërish vendin në zgjedhje, e se sipas saj Feride Rushiti është e duhura për t’u zgjedhur president dhe se ka potencial për t’u bërë president. “Opozita as nuk ka qenë e as s’është e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit.E keni…

Lajme

28/04/2026 19:35

Deputetja e Vetëvendosje, Arbresha Hyseni Kryeziu deklaroi se opozita dëshiron që ta çoj sërish vendin në zgjedhje, e se sipas saj Feride Rushiti është e duhura për t’u zgjedhur president dhe se ka potencial për t’u bërë president.

“Opozita as nuk ka qenë e as s’është e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit.E keni parë që zonja Rushiti është apartiake dhe ne e kemi kandidate. Kanë dëgjuar për kontributin e saj dhe e cila me votë ka dëshmuar që është e vetmja deputete që ka pasur 63 vota që në raundin e parë të kandidimi”,deklaroi deputetja, transmeton lajmi.net.

“Pra kemi kandidate që ka mundësinë të zgjedhet, por opozita me bojkot janë të interesuar të shkaktojnë një dëm të madh duke e rinisur një process të ri zgjedhor dhe s’janë të gatshëm të hyjnë aty e të bëjnë punën e vet e të ngrisin dorën për president.”./Lajmi.net/