Deputetja e VV-së: Emri i Albulena Haxhiut nuk ndryshon, VV-ja nuk hyn në lojërat e opozitës
Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë se emri i kandidates për kryetare të Kuvendit do të mbetet i njëjtë derisa të zgjidhet. Hyseni thotë se çështja e propozimit për kandidaturë as nuk duhet të diskutohet nga partitë opozitare. “Sigurisht që jo, nuk do të ndryshojë. Propozimi ynë vazhdon të jetë i njëjtë. Kjo është çështje…

Lajme
Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë se emri i kandidates për kryetare të Kuvendit do të mbetet i njëjtë derisa të zgjidhet.
Hyseni thotë se çështja e propozimit për kandidaturë as nuk duhet të diskutohet nga partitë opozitare.
“Sigurisht që jo, nuk do të ndryshojë. Propozimi ynë vazhdon të jetë i njëjtë. Kjo është çështje që madje as nuk do të duhej të diskutohej nga partitë e tjera politike, sepse është e drejtë ekskluzive që neve na ofrohet me Kushtetutë. Si parti fituese ne nuk mund të pyesim PDK-në, LDK-në e AAK-në se cili është personi që ju pëlqen”, tha ajo në Tëvë1.
Deputetja nga radhët e LVV-së tha se subjekti i saj politik “nuk hynë në lojërat e opozitës”.
“Ne nuk jemi të interesuar që Kuvendi të jetë i bllokuar. Duam që të ecim përpara. Vazhdimisht kemi dhënë alternativa, por e kemi parë që kjo nuk po ju pëlqen e as konvenon partive opozitare, prandaj edhe po e refuzojnë dhe që 12-të herë po shkojnë me të njëjtin arsyetim që nuk e votojnë kandidaten. Do ta kemi emrin e njëjtë derisa të zgjidhet. Nuk hyjmë në lojërat e opozitës”, deklaroi ajo.