Deputetja e Nismas – ministrit Bajrami: Problemet nuk janë të regjistrimi por te përfundimi i studimeve

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami gjatë ditës së sotme, ku edhe po mbahet testi i maturës, ka deklaruar se me ardhjen e tij në këtë dikaster, nuk ka pasur regjistrime me të ‘njofshëm’ në Universitete.

Lajme

18/06/2016 12:38

Për këtë deklaratë, ka reaguar shefja e GP të Nismës Valdete Bajrami e cila thotë se problemet nuk janë të regjistrimi por të përfundimi i studimeve.

Sipas saj, nuk është problem më i madh i arsimit të lartë, nëse studentët regjistrohen me të njohshëm, por siç thekson ajo, problem është a po vlerësohen me të njohshëm, apo përfundojnë studimet më të njohshëm./lajmi.net

 

Lexo postimin e plotë të saj në Facebook :

 

PROBLEMET NUK JANË TE REGJISTRIMI, POR TË PËRFUNDIMI I STUDIMEVE
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami paska deklaruar se me ardhjen e tij në krye të këtij dikasteri nëpër universitete nuk ka pasur më regjistrime “me të njofshëm”.
Pa u ndalë, është apo nuk është e vërtetë kjo që e thotë Ministri i Arsimit, unë mendoj se ky do të ishte problemi më i vogli i mundshëm i arsimit në Republikën e Kosovës.
Nuk është problem më i madh i arsimit të lartë, nëse studentët regjistrohen me të njohshëm , problem është a po vlerësohen me të njohshëm, apo përfundojnë studimet më të njohshëm, apo bëhen mastera e doktorë shkence më të njohshëm, apo punësohen e avancohen më të njohshëm, madje apo blihen diplomat në të gjitha nivelet e arsimit?
Prandaj Ministër, nuk është problemi te regjistrimi, por të përfundimi i studimeve. Sa e si bëhet studimi në Universitetet tona Publike e Kolegjet e shumta private në Kosovë? A merren në këto institucione të larta të arsimit dijet e duhura? A japin mësim njerëzit që kanë përgatitjet e duhura shkencore e akademike?
Problemet e Arsimit në Republikën tonë duhet goditën me “snajper” në zemrën e tyre e jo aty ku nuk ka asnjë e më asnjë problem, të regjistrimi. Regjistroni në dashi të gjithë maturantët, por kujdes çka po nxjerrin për tregun e punës, për të ardhmen e vendit, për arsimin, shkencën e zhvillimin?! Pse jo edhe kush po ua ofron dijet atyre që regjistrohen.